Please enter at least 3 characters.

Babai i Kean: Juve mi premtoi dy traktorë që të mos e lejoja ish-gruan ta dërgonte djalin në Angli dhe akoma nuk mi ka dhënë

2019/03/MoiseKean.jpg
201:"PARMA, ITALY - MARCH 25: Moise Kean (R) and Nicolo Zaniolo of Italy in action during a Italy training session at Ennio Tardini on March 25, 2019 in Parma, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Babai i Moise Kean thotë se Juventusi ia ka borxh dy traktorë dhe se nuk i jep bileta për t'i shikuar ndeshjet e Serie A.

Talenti 19-vjeçar i Zonjës së Vjetër vjen nga Akademia e Bianconerëve, ndërsa tashmë ka depërtuar edhe në ekipin e parë të Italisë.

"E falënderoj Zotin, sepse është një lumturi e madhe për gjithë familjen... Moise ka qenë tifoz i Interit si fëmijë, sepse e donte Obafemi Martinsin dhe më bezdiste vazhdimisht për fanellën e tij. Ai ka luajtur për Torinon, por unë e dërgova te Juve, sepse jam tifoz i Bianconerëve".

"Jam shumë i lumtur për të, megjithëse kam një problem me klubin e Juventusit. Ata nuk më japin më bileta për në stadium. Jam i ndarë nga nëna e Moise dhe ajo, në të kaluarën, ka dashur ta dërgojë djalin në Angli".

Moise Kean (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"I kisha premtuar Juves se do ta mbaja në Itali, por kërkova dy traktorë për këtë shërbim. Më thanë se nuk do të ishte problem, por akoma nuk mi kanë dhënë, tash nuk po më japin bileta e as që i pranojnë telefonatat e mia", ka thënë Biorou Jean Kean për emisionin Un Giorno Da PecoraRai Radio 1.

Prindërit e Kean u ndanë kur ai dhe vëllai i tij, Giovanni, ishin fëmijë, ndërsa djemtë janë rritur nga nëna dhe nuk dihet se sa ka kontakt Biorou Jean me djemtë e tij. /Telegrafi/