Please enter at least 3 characters.

Babai, bashkëshortja dhe djali i tyre sulmuan fizikisht policin në Rankovc

2017/05/rrahje-1.jpg

Një polic është sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët kanë qenë në marrëdhënie familjare me njëri tjetrin.

Sipas MPB-së, babai, bashkëshortja dhe djali i tyre janë ndaluar nga policia për shkak se traktori i tyre nuk ka qenë i dokumentuar.

Në tentimin për t'ua konfiskuar traktorin e ngarkuar me drunj, tre personat nga Rankovci e kanë sulmuar policin. Sulmuesit janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Kriva Pallankë.

Janë marrë masa për të ndriçuar rastin./Telegrafi/