Please enter at least 3 characters.

Azet dhe DJ Gimi - O publikojnë këngën e re "Bona"

2023/07/Screenshot_8-23.png

Artistët shqiptare, Azet dhe DJ Gimi - O, kanë prezantuar në mesnatë (e premte) projektin e ri muzikor.

“Bona” mban titullin bashkëpunimi i tyre i ri, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Vlen të ceket se videoklipi i këtij projekti është xhiruar në ambientet e qendrës tregtare, “Prishtina Mall”.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarët ndërkohë vijnë me një interpretim të përzier, në shqip dhe në gjuhën gjermane.

Producimi i këngës u bë nga Paix, Lolo79, Menju dhe DJ Gimi - O.

Foto: Screenshot/YouTube

Për masterizimin u kujdes Kingsize me video nga Fati.TV.

Azet dhe Gimi - O jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, ndërsa janë tejet të pranishëm në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/