Please enter at least 3 characters.

Avdullah Hoti arsyeton deputetët e LDK-së që nuk votuan kundër Thaçit

2018/05/Avdullah-Hoti-foto-Ridvan-Slivova-2-e1526897875698.jpg

Katër deputetë nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votimin e rezolutës së propozuar nga kjo parti që t’i ndalohet presidentit Hashim Thaçit të diskutohet për kufijtë në dialog me Serbinë.

Për këtë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Sipas tij, katër deputetët e LDK-së që kanë munguar në votimin e rezolutës së sotme në Kuvend, e kishin njoftuar atë paraprakisht për pamundësinë që të jenë në seancë.

“Katër deputetë të LDK-së sot nuk kanë pasur mundësi të jenë në seancë për të votuar. Të katërtit me kanë njoftuar paraprakisht për pamundësinë e prezencës së tyre në seancë. Kjo është e vërteta. Stafi i Grupit Parlamentar është kurdoherë i gatshëm dhe në dispozicion te medieve për informim të drejtë e të plotë”, ka shkruar Hoti në Facebook./Telegrafi