Please enter at least 3 characters.

Autoritetet në Angli shpëtojnë demin që përfundoi në pishinë

2022/04/bull.jpg

Zjarrfikësit kanë shpëtuar një dem pasi ngeci në një pishinë në qarkun Devon të Anglisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekuipazhet u mobilizuan pas incidentit të enjtes në Westerland, afër Paignton.

Ekipet përdorën një parzmore të veçantë dhe mjete ngritëse për ta hequr kafshën nga uji.

Pasi u shpëtua, demi u kthye në fushën e tij aty që gjendej aty pranë.

Autoritetet nuk e dinë se si demi përfundoi në pishinë. /Telegrafi/