Autobusi “lundron” në mes të ujit, bllokohen njerëzit
19/03/2018
Pamjet që vijnë nga qyteti i Durrësit tregojnë të gjitha rrugët në pushtetin e ujit, në qytetin bregdetar të Durrësit.
Autobusi urban i linjës së Unazës së Durrësit ka mbetur në mes të rrugës, pasi për shkak të nivelit të ujit i është fikur motori.
Mësohet se autobusi ishte me plotë njerëz, ku ka dhe nxënës të shkollave. /Telegrafi/


