Please enter at least 3 characters.

Australia largon të paktën 10 komando, kishin vrarë civilë të paarmatosur në Afganistan

2020/11/12049008-16x9-xlarge.jpg

Australia do të lirojë të paktën 10 anëtarë të forcave speciale pas publikimit të një raporti me prova të besueshme të vrasjeve të paligjshme në Afganistan.

Një raport i pavarur në formë të redaktuar citon prova se 19 ushtarë australianë vranë 39 afganë të paarmatosur. Ministria e Mbrojtjes nuk ka komentuar mbi lajmet deri më tani.

Zyrtari i lartë ushtarak i Australisë i kërkoi falje Afganistanit javën e kaluar pasi u publikua raporti, transmeton Telegrafi.

Trupat australiane ishin pjesë e një koalicioni ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja duke luftuar talibanët pasi grupi islamist u rrëzua në vitin 2001.

Raporti u përpilua nga një gjykatës i shtetit i caktuar nga Inspektorati i Përgjithshëm i Ushtrisë së Australisë.

ABCraporton se deri më tani, njoftimi zyrtar i shkarkimit nga ushtria është marrë nga 10 ushtarë të cilët ishin dëshmitarë ose pjesëmarrës dhe nuk janë pjesë e një grupi prej 19 ushtarësh që kërcënohen me padi. Identiteti i tyre gjithashtu nuk bëhet i ditur në raport. /Telegrafi/