Aurela Gaçe “ringjall” Dr. Florin në klipin e ri (Video)
Aurela Gaçe ka lansuar videoklipin e saj më të ri, në bashkëpunim me të ndjerin Dr Florin.
Këngëtarja kishte lajmëruar ditë më parë nëpërmjet rrjetit social Facebook se së shpejti do të publikohet kënga që i ndjeri Doktor Flori la përgjysmë.
Dhe kënga është gati, energjike, shpërthyese ashtu siç vetë Aurela di të jetë, transmeton Koha.Net.
Videoklipi shoqërohet edhe me pamje të Dr. Florit, i cili shfaqet në studio duke punuar për projektet muzikore.
Pjesë e klipit “Baba në këtë skenë” është dhe vajza e Dr. Florit si dhe vëllai i tij Alban Kondi i cili pak më parë hapi një studio muzikore muze, ku ekspozohet i gjithë rrugëtimi i Florit.
Në muret e kësaj studioje janë vendosur portrete të tij, por edhe foto familjare me familjen, ku dominojnë fotot me të bijën, Kaltrinën dhe me të birin Danjelin që e njohu vetëm 2 muaj, si edhe foto me miq dhe bashkëpunëtorë.


