Please enter at least 3 characters.

Audi i bardhë u bë me ngjyrë rozë, sepse pronari ‘e rrihte gruan’ (Foto)

2016/07/Audi-i-bardhë-u-bë-me-ngjyrë-rozë-sepse-pronari-e-rrihte-gruan-foto.jpg
25:"facebook-Kathryn-Carr.jpg

Në qytezën High Wycombe që ndodhet në Angli, është fotografuar një veturë e bardhë, që ishte mbuluar me ngjyrë rozë.

Nuk dihet kush është pronari i makinës Audi TT, në të cilën ishte shkruar ‘Ti nuk je mashkull’ dhe ‘Rrahës i gruas’, transmeton Telegrafi.

“Kurrë më parë nuk e kam parë këtë veturë, por mbase nuk ka qenë më ngjyrë si kjo”, ka thënë një dëshmitare, pasi e ka parë veturën.

Policia është duke bërë hetime rreth rastit, që po cilësohet si ‘incident me dëme kriminale’.

Në bazë të shënimeve të lëna, besohet se vandalizmin e ka bërë gruaja e pronarit, pas sulmeve të shumta fizike ndaj saj. /Telegrafi/