Please enter at least 3 characters.

Atmosferë entuziaste në kampion e Kosovës

2016/01/atmosfer-euml-entuziaste-n-euml-kampion-e-kosov-euml-s_hd.jpg

Në një njoftim të Federatës së Futbollit të Kosovës thuhet se atmosfera në përfaqësuese është e mirë dhe pritet një rezultat pozitiv ndaj Werderit, transmeton koha.net.

“Sot pasdite në stadiumin ndihmës të qytetit Nordhorn, përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi një seancë stërvitore para ndeshjes me Werder Bremenin e cila zhvillohet nesër më 27 mars në orën 18.00”.

“Atmosfera në ekipin përfaqësues është mjaft e mirë dhe entuziaste gjë që premton për një ndeshje të mirë dhe rezultat pozitiv”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/