Please enter at least 3 characters.

Atletico nuk e dëshiron më Icardin, Juve, Napoli dhe Reali pas tij

2019/04/mauro-icardi.jpg
260:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 03: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale shows his dejection during the Serie A match between FC Internazionale and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on February 3, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Në Spanjë kanë dalë raportime të reja se Atletico Madridi më nuk ka interesim për Mauro Icardin.

Megjithatë për lojtarin janë të interesuara shumë skuadra të mëdha evropiane.

Edhe pse Icardi nuk ishte gjashtë javë me ekipin për shkak të ekzilit të tij, rikthimi i tij nuk ka mbyllur dyert e largimit, sidomos pas largimit të shiritit të kapitenit.

Ka pasur sugjerime në mediat spanjolle këtë mëngjes se Atletico Madridi ishte në kontakt me gruan e Icardit dhe agjenten, Wanda Nara.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara, (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, FC InterNews, Tuttomercatoweb dhe Sky Sport Italia këmbëngulin se secili interesimi i mundshëm në Icardin ishte dy vjet më parë nga Atletico.

Klubet që kanë bërë ofertë deri tani janë Napoli dhe Juventusi.

Manchester United dhe Real Madridi po mbajnë sytë hapur për transferimin e lojtarit dhe po presin rënien e mundshme të çmimit të tij.

Ai ka një klauzolë aktuale prej 110 milionëe eurosh, por vlen vetëm disa javë në qershor e korrik për klubet jashtë Italisë. /Telegrafi/