Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi shfaq interesimin për Otamendin

2019/05/Otamendi-Man-City-30-e1557399024674.jpg
253:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 09: Nicolas Otamendi of Manchester City in action during the Premier League match between Manchester City and Watford FC at Etihad Stadium on March 09, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Atletico Madridi thuhet se ka rritur interesimin e tyre për mbrojtësin e Manchester Cityt, Nicolas Otamendi.

Gjigantët spanjollë kanë konfirmuar se Diego Godin do t'i lërë ata në fund të sezonit, i cili thuhet se ka nënshkruar para-kontratë me Interin.

Sipas mediumit anglez The Sun, Los Colchoneros janë të interesuar për një zëvendësim të ri dhe atë si duket e kanë gjetur në Ligën Premier.

Ky medium raporton se argjentinasi i Cityt, Otamendi, figuron në listën e dëshirave të ekipit spanjoll.

Pep Guardiola po ashtu pranoi këtë javë se nuk ka ende marrëveshje për vazhdimin me Otamendin, pasi Vincent Kompany duket se të qëndroj në klub edhe për sezonin e ardhshëm.

Pra kryesuesit e Ligës Premier ende mbesin me pikëpyetje për të ardhmen e mbrojtësit argjentinas, gjersa kampionët bëjnë planifikimin e tyre për sezonin e verës. /Telegrafi/