Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi mohon marrëveshjen e Hernandezit me Bayernin

2018/12/Lucas-Hernandez.jpg
297:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 03: Lucas Hernandez of Club Atletico de Madrid runs with the ball during the Group A match of the UEFA Champions League between Club Atletico de Madrid and Club Brugge at Estadio Wanda Metropolitano on October 3, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Atletico Madridi ka treguar se mbrojtësi i tyre francez, Lucas Hernandez nuk ka marrëveshje transferimi me gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Gjatë ditës së mërkurë u raportua për një marrëveshje transferimi të Hernadezit te Bavarezët.

Ky transferim thuhej se do të ndodhte gjatë afatit kalimtar të janarit, me Bayernin që do të paguante klauzolën e largimit të tij prej 85 milionë euro.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur një mohim nga klubi spanjoll në lidhje me ndonjë marrëveshje.

Atletico ka shfrytëzuar faqet zyrtare për të mohuar marrëveshjen mes lojtarit të tyre dhe Bayern Munichut.

"Atletico de Madrid dëshiron të deklarojë se, në bisedë me klubin tonë, Lucas Hernandez ka mohuar ndonjë marrëveshje me Bayern Munichun".

"Gjithashtu lojtari ka mohuar ndonjë qëllim për tu larguar nga klubi ynë", thuhet në njoftimin e Atleticos.

Ndryshe, Hernandez është fitues i Kupës së Botës me Francën, ndërsa mund të luaj si qendërmbrojtës dhe mbrojtësi i krahut të majtë. /Telegrafi/