Please enter at least 3 characters.

Atletico fiton ndeshjen e parë ndaj Juves në Wanda Metropolitano

2019/02/Atlecio.jpg
339:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 20: Jose Gimenez of Atletico Madrid celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Club Atletico de Madrid and Juventus at Estadio Wanda Metropolitano on February 20, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Atletico Madridi ka fituar ndeshjen e parë ndaj Juventusit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-0.

Ishte një ndeshje e bukur për t'u parë: raste për gol nga të dy anët, lojë e mirë në mesfushë dhe atmosferë fantastike nga tifozët e pranishëm.

I pari që rrezikoi portën kundërshtare ishte Cristinao Ronaldo, i cili me një goditje nga gjuajta e lirë në minutën e nëntë rrezikoi seriozisht portën e Jan Oblak, por slloveni bëri një pritje të mirë.

Cristiano Ronaldo gjatë një momenti të ndeshjes (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Nga gjuajta e lirë provoi edhe Antoine Griezmann (29)', por Wojciech Szczesny nuk u befasua. Në vazhdim nuk kishte raste serioze për gol dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minuat e parë.

Vendasit e filluan mirë pjesën e dytë, fillimisht rrezikuan me Diego Costan (50') pastaj me Griezmannin (53').

(Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Goli i parë në takim erdhi nga Jose Maria Gimenez në minutën e 79-të, ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Diego Godin.

Në minutat e mbetur Juventusi kërkoi më shumë golin, edhe pse rrezikuan seriozisht me Federico Bernardeschin (89') dhe Ronaldon, goli nuk erdhi.

Ndeshja e kthimit luhet në Torino më 12 mars. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheSwypeSports/status/1098337916252766213

https://twitter.com/TheSwypeSports/status/1098340569779224576