Please enter at least 3 characters.

“Atij i pëlqejnë burrat”, merr fund zyrtarisht martesa e Yll Dreshajt - lajmi i kumtohet në Ferma VIP

Në spektaklin e së hënës pati surpriza të shumta në Ferma VIP 2.

Nëna e Yll Dreshajt u fut në fermë për t’i sjellë një mesazh të rëndësishëm të birit nga jashtë.

E njëjta i ka sjellë një letër, ku thuhet se tashmë ai është zyrtarisht i divorcuar.

Foto: Screenshot/YouTube

Historia e Yllit u bë publike disa javë më parë, ku ish-bashkëshortja tashmë i kishte dërguar një letër ku edhe thoshte se atij i pëlqejnë burrat dhe kërkonte të mos i përmendej emri.

Pas kësaj erdhi dhe reagimi i Yllit i cili tregoi një tjetër version, ku sipas tij shkak i zënkave ishte se partnerja nuk i donte familjen.

Pjesë nga biseda:

Vlora: Kam ardhur t’i trgoj Yllit letrën se është i shkurorëzuar tani e në vazhdim.

Luana: Ylli si ndihesh për këtë lajm?

Ylli: Jam shumë i lumtur. Siç e kam përmendur gjatë kohës që më kanë ardhur mesazhe, e kam ndier veten që jam në një peng, mendoja se si do të pritet. Jam shumë i lumtur. Ky lajm është diçka që më ndryshoi jetën, dhe më la të jetoj jetën i lirë me familjen time.

Luana: Uroj të gjesh njeriun e jetës tënde.

Ylli: Njeriu njëherë gabon në jetë. Jam shumë i lumtur për momentin. Normalisht që personin e zemrës e kam menduar dhe e mendoj që të më dojë nënën, babën, familjen dhe të mos më largojë asnjëherë nga familja. /Telegrafi/