Atalanta e refuzoi ofertën e gjigantit anglez për Scalvinin
Atalanta e ka refuzuar një ofertë nga skuadra e Ligës Premier, Newcastle United për qendërmbrojtësin Giorgio Scalvini gjatë afatit kalimtar të fundit veror.
Sipas asaj që raporton gazetari Matteo Moretto, Atalanta refuzoi disa përpjekje të klubit anglez për të nënshkruar me Scalvinin në ditët e fundit të afatit veror.
Skuadra italiane e sheh qendërmbrojtësin si pjesë të rëndësishme e klubit, kurse trajneri Ivan Juric beson se ka një rol kyç në projektin teknik në Bergamo.
Moretto ndër të tjera shtoi se negociatat mes dy klubeve nuk nisën zyrtarisht, mirëpo që Newcastle kishte disa përpjekje për t’u interesuar rreth lojtarit.
Në të gjitha përpjekjet, përgjigja e Atalantas ishte negative, të cilët vendosën një vlerë minimale prej 50 milionë eurove, figurë që gjithashtu e largoi edhe më shumë skuadrën angleze.
Newcastle nuk ishte e vetmja klub e interesuar për Scalvinin, me Napolin që gjithashtu e vëzhgoi situatën, por në fund zgjodhën për të nënshkruar me Sam Beukeman nga Bologna.
Skuadra angleze në anën tjetër, u fokusua te Malick Thiaw dhe nënshkroi me qendërmbrojtësin nga AC Milani për 40 milionë euro./Telegrafi/


