Please enter at least 3 characters.

AstraZeneca mohon pretendimet se vaksina e tyre nuk është shumë efektive tek të moshuarit

2021/01/123.jpg
248:"This illustration picture taken in Paris on November 23, 2020 shows a syringe and a bottle reading "Covid-19 Vaccine" next to AstraZeneca company and University of Oxford logos. (Photo by JOEL SAGET / AFP) (Photo by JOEL SAGET/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

AstraZeneca mohoi të hënën pretendimet e fundit që vaksina e saj kundër COVID-19 nuk është shumë efektive për njerëzit mbi 65-vjeç.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, reagimi i kompanisë vjen pasi raportet e medieve gjermane thanë se zyrtarët kanë frikë që kjo vaksinë të mos aprovohet në BE tek të moshuarit.

Gazetat ditore gjermane Handelsblatt dhe Bild thanë në raporte të ndara se vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit kishte një efikasitet prej 8 për qind ose më pak se 10 për qind, përkatësisht tek personat mbi 65-vjeç.

Zyrtarët gjermanë ishin shprehur të shqetësuar se vaksina mund të mos aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tek njerëzit mbi moshën 65-vjeçare, shkroi gazeta Bild.

Në një përgjigje me shkrim, AstraZeneca i përshkroi këto raporte për sa i përket efikasitetit të vaksinës si “plotësisht të pasakta”.

Aty thuhej se Komiteti i Përbashkët i Britanisë për Vaksinimin dhe Imunizimin mbështeti përdorimin e vaksinës tek të moshuarit. Gjithashtu tha se një përgjigje e forte imune ndaj vaksinës ishte treguar në analizën e gjakut të pjesëmarrësve të moshuar në testim. /Telegrafi/