Please enter at least 3 characters.

Asnjë lojtar nuk ka arritur ta driblojë Victor Lindelofin deri më tani në këtë sezon

2020/01/van-dijk.png

Victor Lindelof po shkëlqen në këtë sezon te Manchester United në Ligën Premier.

Mbrojtësi suedez ka luajtur 21 nga 22 ndeshjet e zhvilluara të Djajve të Kuq, duke i kompletuar të gjitha për 90 minuta.

Ai ka arritur të ndërtojë një bashkëpunim me Harry Maguiren, e që deri më tani ka qenë i mrekullueshëm.

United ka pësuar 25 gola në 22 ndeshje që i kanë luajtur, një pamje që fillimisht nuk duket aq e bukur.

Por, është një tregues se vetëm Leicesteri, Sheffieldi dhe Liverpooli kanë qenë më të mirë se ta në pjesën defanzive.

Por, Unitedi ka postuar një statistikë të lojtarit që e krahason me Virgil van Dijkun e The Reds, që në sezonin e kaluar kishte bërë bujë me lojën e tij në Angli.

Fakti është që Lindelof nuk e ka lejuar asnjë lojtar të kalojë në mbrojtjen e Unitedit, e që i bije se ai deri më tani nuk është dribluar asnjëherë.

Nëse i shikojmë statistikat, do i duhej që edhe të tjerë të flasin për suedezin, ashtu siç bënë për holandezin në edicionin e kaluar.

Mirëpo, Lindelof nuk e ka atë vëmendje të mediave angleze dhe natyrisht se kjo statistikë e tij po kalon në heshtje. /Telegrafi/