Please enter at least 3 characters.

Ashtu siç i ka hije një sportisti, McGregor komenton Khabibin me respekt pas duelit me Gaethje

2020/10/5f94a42a203027483e3cf63e.jpg

Khabib Nurmagomedov fitoi ndaj Justin Gaethje në UFC 254 për të vulosur edhe një herë se ai është kampion i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të lehta.

Viti 2020 nuk ishte aspak i lehtë për 32-vjeçarin pasi në korrik i vdiq babai, Abdulmanap Nurmagomedov, me të cilin ishte shumë i lidhur, pasi e kishte edhe trajner.

Kështu Khabib vendosi që të pensionet nga sporti i MMA, pasi nuk dëshiron të paraqitet më pa babain e tij në krah.

Rivali më i madh i djaloshit nga Dagestani siç e dimë të gjithë ishte Conor McGregor, i cili komentoi paraqitjen e fundit të Khabib me plotë respekt, ashtu sic i ka hije një sportisti.

“Paraqitje e mirë, Khabib. Unë do të vazhdoj. Respekt dhe ngushëllime gjithashtu për babain. Ty dhe familjes. Me sinqeritet McGregorët”, ka shkruar Conor.

Kujtojmë se Conor dhe Khabib ishin ndeshur në tetorin e 2018, ku kishte fituar ky i fundit, ndeshja në fjalë mbahet mend edhe për zënkën e madhe që kishte ndodhur mes pjesëtarëve të ekipeve para dhe pas ndeshjes. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheNotoriousMMA/status/1320110761679724544

Momentet kyçe të duelit: