Please enter at least 3 characters.

Ashley Graham me fotografi të parregulluara në ballinën e Vogue (Foto)

2017/12/AshleyGraham-e1513027353234.jpg
177:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 07: Ashley Graham attends the Forevermark Tribute event on November 7, 2017 in New York City. (Photo by Jennifer Graylock/Getty Images for Forevermark)
17:"Jennifer Graylock

Manekinia e famshme me forma të bujshme, Ashley Graham, e ka zbukuruar ballinën e versionit italian të revistës Vogue.

30-vjeçarja edhe një herë ka dëshmuar se femra nuk duhet të jetë e përsosur për të qenë atraktive dhe e dëshirueshme.

(Foto: Instagram/TheAshleyGraham)

Mesazhi i saj shihet qartë në fotografitë e reja që janë reale dhe pa shfrytëzim të 'Photoshopit'.

"Rregullat e kësaj loje janë vetërespekti, vetëbesimi dhe imagjinata. Ky nuk është vetëm pranimi, por është një formë e dashurisë ndaj vetes, ndërsa kjo është më e rëndësishme", ka thënë Graham.

(Foto: Instagram/TheAshleyGraham)

Në fotografitë bardhezi, modelja ka pozuar me veshje të brendshme. Edhe pse në fotografi shihet celuliti dhe tonusi i lëshuar i lëkurës, Ashley vazhdon të ketë vetëbesim.

Imazhet i ka postuar në profilin e saj në Instagram, ndërsa ndjekësit e saj të shumtë e kanë uruar për këtë editorial dhe për mesazhin që përmban.

(Foto: Instagram/TheAshleyGraham)

Ashley e udhëheq në mënyrë aktive fushatën për ngritjen e vetëdijes për bukurinë e trupit femëror, pa marrë parasysh dimensionet e linjave. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/TheAshleyGraham)

(Foto: Instagram/TheAshleyGraham)

(Foto: Instagram/TheAshleyGraham)

(Foto: Instagram/TheAshleyGraham)

(Foto: Instagram/TheAshleyGraham)