Please enter at least 3 characters.

As Ibrahimovici në ridebutimin e tij nuk arriti ta ndihmonte Milanin - Rossonerët ndalen nga Sampdoria në shtëpi

2020/01/GettyImages-1192158579.jpg
235:"MILAN, ITALY - JANUARY 06: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan enters the field during the Serie A match between AC Milan and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on January 6, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani i ka ndarë pikët me Sampdorian në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Rossonerët nuk arritën që ta mposhtin rivalin nga liga italiane në shtëpi, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Milani kishte iniciativën që nga fillimi, mirëpo lojtarëve të tyre u mungoi konkretizimi.

Milan vs Sampdoria (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në 12 gjuajtjet e bëra në drejtim të portës, vetëm dy përfunduan në kornizë.

Stefano Pioli në minutën e 55-të i japi shansin Zlatan Ibrahimovicit që të ridebutoj me ‘Djallin’, e që e zëvendësoi Krzysztof Piatek që nuk ishte sot në elementin e tij.

Milan vs Sampdoria (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi suedez në aq minuta sa luajti tregoi formë të mirë, por që vërehet mosha e tij si 38-vjeçar.

Pas javës së 18-të, Milani gjendet në pozitën e 22-të, derisa në xhiron e 19-të do të takohet me Cagliarin. /Telegrafi/