Please enter at least 3 characters.

Arteta tregon se kur Gyokeres do të debutojë me fanellen e Arsenalit

Mikel Arteta ka konfirmuar se Viktor Gyokeres mund të debutojë për Arsenalin në ndeshjen kundër Tottenhamit.

Trajneri spanjoll tha se sulmuesi suedez ka marrë pjesë vetëm në një seancë stërvitore të plotë me ekipin.

"Ai ka bërë vetëm seancën e sotme dhe dje shumë pak," u shpreh Arteta para derbit të Londrës Veriore në Hong Kong.

"Do të vlerësojmë sonte se ku është ai. Nëse stafi mjekësor është i kënaqur me gjendjen e tij, kjo është e mundur," shtoi trajneri spanjoll.

Gyokeres iu bashkua Arsenalit këtë verë nga Sporting Lisbona për një shumë fillestare prej 54.4 milionë funtesh. Sulmuesi u prezantua përpara tifozëve gjatë miqësores së fundit kundër Newcastle në Singapor.

Arsenal dhe Tottenham Hotspur do të takohen në stadiumin Kai Tak Sports Park në Hong Kong të enjten, me fillim nga ora 13:30 sipas kohës lokale. /Telegrafi/