Please enter at least 3 characters.

Arta Nitaj shfaq linjat dhe vjen në formë të mrekullueshme në veshje sportive

2021/03/collage-13-scaled.jpg

Ajo është njëra nga modelet shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që shfaqet në rrjete sociale.

Fjala është për Arta Nitajn, e cila tashmë ka arritur të mbledh edhe mijëra fansa falë paraqitjeve tërheqëse.

Bukuroshja, e cila vetëm në Instagram numëron afro 300 mijë ndjekës, ndan me fansat shpesh imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar as me poza atraktive.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

E tillë vjen edhe në këto të fundit të realizuara në një nga bregdetet shqiptare, e veshur më sportive.

Në një palë tuta të bardha dhe triko të kuqe, aktorja nga Peja duket në formë të mrekullueshme.

Krahas fotografive, komplimentet nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Nitaj në anën tjetër pritet që së shpejti të fillojë punën me një emision të ri, të paralajmëruar muaj më parë. /Telegrafi/