Please enter at least 3 characters.

“Art Basel”, panairi më i madh dhe më i njohur në botë, përfshin artistë shqiptarë

2024/06/page-84.jpg

Art Basel është një nga panairët më të njohur dhe më të rëndësishëm për artin bashkëkohor në botë.

Ky event ndodh çdo vit në tri qytete të ndryshme: Basel në Zvicër, Miami Beach në Floridën e SHBA-së, dhe Hong Kong.

Art Basel u themelua për herë të parë në vitin 1970 nga galeristët Ernsr Beyeler, Trudl Bruckner dhe Balz Hilt, me synimin për të sjellë së bashku botën e galerive, koleksionistëvet artistë dhe dashamirës të artit.

Art Basel tërheq mijëra vizitorë çdo vit, përfshirë galeristë të shquar, artistë, koleksionistë, kuratorë dhe kritikë arti.

Panairi lejon galeritë të prezantojnë veprat e artistëve të tyre, dhe është një platformë që mundëson shitjen e artit.

"Art Basel", po ndodh tani me pjesëmarrje edhe të artistëve shqiptarë. Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, nëpërmjet një postimi në FaceBook.

Ai shkroi: “"Art Basel", panairi më i madh dhe më i njohur i artit në botë, po ndodh tani me pjesëmarrje edhe të artistëve shqiptarë.

Petrit Halilaj dhe Flaka Haliti po bëjnë një përfaqësim të shkëlqyeshëm duke lidhur qiejt, yjet, qytetet e popujt”. /Telegrafi/