Please enter at least 3 characters.

Arsenali thuhet se është i hapur të shesë Aubameyangun – Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për gabonezin

2020/01/auba-2.jpg

Raportohet se Arsenali është i gatshëm ta shesë Pierre-Emerick Aubameyangun me të përfunduar ky sezon.

Sulmuesi gabonez ka refuzuar të vazhdojë kontratën me The Gunners, derisa ajo aktuale skadon në verën e vitit 2021.

Sipas Daily Express, Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për Aubameyangun, mirëpo nuk dëshiron të ofrojë më shumë se 25 milionë euro.

Në anën tjetër, skuadra londineze po kërkon mbi 30 milionë euro nga shitja e kartonit të sulmuesit që po ashtu është i interesuar të kalojë në Camp Nou.

Blaugranasit do të vazhdojnë të monitorojnë situatën e tij te Arsenali, në mënyrë që të transferojë atë në afatin e verës.

Topçinjtë janë të detyrua që të shesin disa lojtarë, në mënyrë që të krijojnë fonde sa më shumë për t’i kompletuar ardhjet e reja. /Telegrafi/