Please enter at least 3 characters.

Arsenali synon transferimin e përhershëm të Ceballos, por edhe tri skuadra tjera e duan spanjollin

2020/07/GettyImages-1254868379.jpg
425:"LONDON, ENGLAND - JULY 07: Dani Ceballos of Arsenal reacts during the Premier League match between Arsenal FC and Leicester City at Emirates Stadium on July 07, 2020 in London, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Dani Ceballos është huazuar këtë edicion nga Real Madridi te Arsenali.

Megjithatë klubi londinez nuk e ka opsionin e blerjes në fund të sezonit dhe Ceballos do të rikthehet në Madrid.

Topçinjtë duan transferimin e përhershëm të Ceballos, por tani duhet të futën në negociata të reja me Real Madridin për transferimin e lojtarit.

Los Blancos nuk llogarisin në shërbimet e mesfushorit spanjoll dhe duan ta shesin atë për një shumë rreth 30 milionë euro.

Dani Ceballos . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Klubi londinez tani duhet ta bind lojtarin që të nënshkruajë një marrëveshje afatgjate, edhe pse një gjë e tillë fare nuk do të jetë e lehtë.

23-vjeçari ka edhe tri oferta të tjera dhe ende nuk ka vendosur se ku dot a vazhdoj karrierën, të mbetet në La Liga ku kërkohet nga Real Betis e Valencia, të shkoj në Serie A te Milani apo të rikthehet në Londër te Arsenali.

Gjithsesi ajo skuadër që do t’i besojë më shumë lojtarit dhe do t’i ofrojë kontratë më të mirë do ta marrë atë.

Shuma prej 30 milionë eurove që Reali kërkon për largimin e Ceballos duket e përballueshme për katër skuadrat që e duan reprezentuesin spanjoll. /Telegrafi/