Please enter at least 3 characters.

Arsenali planifikon ta shesë Mustafin dhe gjashtë lojtarë të tjerë

2019/03/Mustafi-Cardiff-e1553668920829.jpg
280:"CARDIFF, WALES - SEPTEMBER 02: Shkodran Mustafi of Arsenal clears from Danny Ward of Cardiff City during the Premier League match between Cardiff City and Arsenal FC at Cardiff City Stadium on September 2, 2018 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Zyrtarët e Arsenalit planifikojnë të largojnë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës në mënyrë që të sigurojnë fonde të mjaftueshme për blerjen e futbollistëve të rinj.

E përditshmja britanike "Mirror" shkruan se londinezët shpresojnë të rrisin financat e veta duke shitur lojtarët si Mohamed Elneny dhe Calum Chambers.

Gjithashtu raportohet se mund të shitet edhe mbrojtësi shqiptar i Gunners, i cili u transferua nga Valencia, Shkodran Mustafi.

Shkodran Mustafi (Foto by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Edhe me portierin Petr Cech dëshirojnë të përfitojnë si dhe Danny Welbeckun, Stephan Lichtsteinerin, Carl Jenkinsonin dhe Nacho Monrealin duan t'i largojnë para se t;iu përfundojnë kontratat e tyre.

Megjithatë, një sezon tjetër jashtë Ligës së Kampionëve do të ishte një goditje e madhe financiare dhe do të kishte një ndikim të madh në transferimin e lojtarëve të rinj.

Ndryshe, Arsenali aktualisht është zonës që e dërgon në ligën elitare evropiane për klube. /Telegrafi/