Please enter at least 3 characters.

Arsenali ofron 45 milionë euro për Zahan

2019/07/Zaha-Crystal-e1562008260793.jpg
230:"LONDON, ENGLAND - APRIL 27: Wilfried Zaha of Crystal Palace during the Premier League match between Crystal Palace and Everton FC at Selhurst Park on April 27, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Warren Little/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali raportohet se ka bërë ofertën e parë në drejtim të Crystal Palace për sulmuesin anësor, Wilfried Zaha.

26-vjeçari anglez ka shijuar sezonin e tij më të fortë deri më tani, duke shënuar 10 gola në 34 ndeshje në ligës.

Paraqitjet e tij brilante kanë bërë që Zaha të bie në radarin e klubeve të mëdha, ndër to edhe Arsenali, që do shërbimet e tij.

Është trajneri spanjoll, Unai Emery që e pëlqen shumë lojtarin dhe kërkon me ngulm transferimin e tij në Emirates.

Zaha gjatë një ndeshje ndaj Arsenalit (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Sky Sports, Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 40 milionë funtesh apo 45 milionë eurove për sulmuesin e Crystal Palacet.

Megjithatë, 'Shqiponjat' thuhet se kanë vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë ndërkombëtar. /Telegrafi/