Please enter at least 3 characters.

Arsenali nuk e ka ndërmend të ndalet, pas Gyokeres tani synohet ylli i Ligës Premier

Arsenali po përgatit një ofertë befasuese për një yll të Ligës Premier sapo të përfundojë marrëveshja për Viktor Gyokeres. 

Arsenali është shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin e Sporting Lisbonës,Viktor Gyokeres, pas muajsh të tërë spekulimesh gjatë kësaj vere.

‘Topçinjtë’ kanë arritur më në fund një marrëveshje të plotë me Sportingun, i cili ka pranuar kushtet e ofruara si një shumë fillestare prej 54 milionë eurosh, plus 8.7 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Sapo Gyokeres të zyrtarizohet si lojtar i Arsenalit, ai do të jetë përforcimi i gjashtë i klubit në këtë afat kalimtar veror, pas transferimeve të Kepa Arrizabalaga, Christian Norgaard, Martin Zubimendi, Noni Madueke dhe Cristhian Mosquera.

Dhe duket se Arsenali nuk do të ndalet me kaq, pasi vazhdon të jetë aktiv në treg për përforcime të tjera përpara fillimit të sezonit të ri.

Sipas The Independent, Arsenali synon të sigurojë sa më shpejt shërbimet e Eberechi Eze, sapo të mbyllet zyrtarisht transferimi i Gyokeres.

Eze është në krye të listës së dëshirave të trajnerit Mikel Arteta, dhe sipas raportimeve, personat pranë lojtarit janë të bindur se marrëveshja do të mbyllet brenda javëve në vijim.

27-vjeçari ka shkëlqyer me Crystal Palace në Ligën Premier që nga transferimi i tij nga Queens Park Rangers në verën e vitit 2020 për 17 milionë euro .

Ai ka zhvilluar 166 ndeshje në të gjitha garat për Palace dhe ka grumbulluar 11 paraqitje me kombëtaren e Anglisë që nga debutimi i tij ndërkombëtar në vitin 2023./Telegrafi/