Please enter at least 3 characters.

Arsenali nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Brightonit

2018/12/Granit-xhaka-e1545851436163.jpg
302:"BRIGHTON, ENGLAND - DECEMBER 26: Solomon March of Brighton & Hove Albion misses a chance during the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Arsenal FC at American Express Community Stadium on December 26, 2018 in Brighton, United Kingdom. (Photo by Steve Bardens/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali nuk ka arritur të vazhdojë me fitore në Ligën Premier, Topçinjtë nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 ndaj Brightonit.

Ishte një ndeshje me raste nga të dy anët, por me pak konkretizime para portës kundërshtare.

Skuadra nga Londra kishte një fillim të mirë, ku edhe shënuan me anë të Pierre Emerick Aubameyang shënoi në minutën e shtatë.

Pierre-Emerick Aubameyang gjatë një momenti të ndeshjes (Foto: Steve Bardens/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim vendasit morën lojën në dorë dhe rrezikuan me Pascal Gross (22') dhe Glenn Murray (30'), ndërsa minutën e 35-të erdhi dhe goli me anë të Jurgen Locadias.

Pjesa e dytë filloi me dominimin e Brightonit, ndërsa mysafirët kishin rast të mirë për gol me anë të Alex Iwobit.

Unai Emery (Foto: Steve Bardens/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi Arsenali renditet në vendin e katër me 38 pikë, ndërsa Brightoni në pozitën e 13-të me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Unai Emeryt është kundër Liverpoolit, kurse Brightoni luan ndaj Evertonit. /Telegrafi/