Please enter at least 3 characters.

Arsenali mendon për Romagnolin

2016/01/arsenali-mendon-p-euml-r-romagnolin_hd.jpg

Qendërmbrojtësi i talentuar, Alessio Romagnoli, është bërë caku kryesor i Milanit, mirëpo Roma nuk dëshiron të dëgjoj për ofertat e ‘kuqezinjve’.

Oferta e fundit që është refuzuar nga Roma për Romagnolin është 28 milionë euro, dhe duket se Milani nuk do të provojë më.

Por së fundmi në garë për shërbimet e talentit të ri italian është futur edhe gjiganti anglez Arsenal.

Mediat italian shkruajnë se nëse ‘Topçinjtë’, ofrojnë 30 milionë euro për lojtarin atëherë Roma do ta largojë atë pasi nuk dëshiron t’i përforcojë rivalët në Serie A.

Mbetet të shihet nëse Romagnoli do të qëndroj edhe më tej në Romë apo do t’i bashkohet njërës mes Arsenalit dhe Milanit. /Telegrafi/