Please enter at least 3 characters.

Arsenali interesohet për Keita Balden

2019/06/balde.jpg
230:"MILAN, ITALY - MAY 26: Keita Balde of FC Internazionale looks on during the Serie A match between FC Internazionale and Empoli FC at Stadio Giuseppe Meazza on May 26, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali është duke e monitoruar anëtarin e Monacos, Keita Balde, derisa ende po e kërkon një anësor për sezonin e ri.Sky Sports News raporton se Topçinjtë kanë bërë ofertë edhe për Wilfried Zahan, pasi edhe ky i fundit e dëshiron largimin nga Crystal Palace.

Mediumi anglez bën me dije se Balde është i interesuar po ashtu që të transferohet te skuadra londineze, ndërsa ka thënë se është i interesuar të luajë në Ligën Premier.

Keita Balde (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, interesim për sulmuesin 24 vjeçar kanë shprehur edhe shumë klube evropiane, gjersa vlera e tij në tregun e transferimeve është 34 milionë euro.

Arsenali ka dërguar disa herë zbuluesit e talentëve për ta shikuar Balden në Kupën e Kombeve të Afrikës me Senegalin.

Senegalezi shënoi gol në fitoren 2-0 ndaj Tanzanisë, e që në atë përballje ishin prezentë zyrtarët e Topçinjve. Balde kishte luajtur në sezonin e kaluar si i huazuar te Interi, mirëpo nuk ka interesim që të kalojë në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/