Please enter at least 3 characters.

Arsenali gati ta shes Mkhitaryanin dhe e ul çmimin e armenit

2020/05/GettyImages-1202832727.jpg
234:"ROME, ITALY - FEBRUARY 23: Henrikh Mkhitaryan of AS Roma scores the team's second goal during the Serie A match between AS Roma and US Lecce at Stadio Olimpico on February 23, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Henrikh Mkhitaryan është huazuar te Roma nga Arsenali, ku do të qëndrojë në kryeqytetin italian deri në fund të sezonit.

Mesfushori armen ka bërë paraqitje shumë të mira në Serie A me fanellën e Romës.

Kjo ka bërë që klubi italian të mendojë për blerjen përfundimtare të tij nga Arsenali.

Roma dhe Arsenal kanë arritur marrëveshje që Mkhitaryan të qëndrojë në kryeqytetin italian deri në përfundim të sezonit dhe jo si ishte kontrata deri më 30 qershor.

Henrikh Mkhitaryan. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Arsenali kërkonte 20 milionë euro për ta lënë të lirë armenin, por pas krizës së skuadrave për shkak të Covid-19, vlera e tij ka rënë.

Duke parë shumë klube në krizë financiare, Topçinjtë kanë vendosur ta ulin çmimin për Mikin, duke synuar vetëm largimin e tij.

Skuadra londineze i ka vendosur çmimin e largimit lojtarit prej 12 milionë euro, shumë që është e përballueshme për Romën. /Telegrafi/