Please enter at least 3 characters.

Arsenali edhe me një fitore në ndeshjet miqësore (Video)

2017/07/xhaka-4.jpg

Arsenal ka shënuar fitore edhe në një ndeshje miqësore.

“Gunners” kanë triumfuar kundër skuadrës australiane WS Wanderers me rezultat 3-1.

Se forcat nuk ishin të barabarta tregoi 45 minutshi i parë, kur londinezët realizuan tre gola, transmeton Telegrafi.

Shikuesve i është dashur të presin 33 minuta për të parë golin e parë të Olivier Giroud. Tre minua më vonë realizoi Aaron Ramsey ndërsa një minutë para përfundimit të pjesës së parë shënoi edhe Mohamed Elneny.

Pjesa e dytë ishte më tepër testim i strategjive për Arsene Wengerin se sa shënimi i një fitoreje të thellë, ku në një moment gjatë pjesës së dytë ndërroi dhjetë lojtarë njëherazi.

Por, Steven Lustica u përkujdes në minutën në minutën e 58 që të shënon golin e vetëm për australianët.

Deri në fund të takimit më nuk pati më gola dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 3-1.

Vlen të theksohet se për 65 minuta në fushë u paraqit edhe mesfushori Granit Xhaka ndërsa Shkodran Mustafi gjendet në pushime verore shkaku i angazhimit edhe me kombëtaren gjermane, ku e fitoi Kupën e Konfederatave. /Telegrafi/