Please enter at least 3 characters.

Arsenali e ndoqi nga afër Barellan

2019/03/Barella-Cagliari-1.jpg
224:"GENOA, ITALY - FEBRUARY 24: Nicolo Barella of Cagliari in action during the Serie A match between UC Sampdoria and Cagliari at Stadio Luigi Ferraris on February 24, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali thuhet se kishte skautë në stadium për duke shikuar mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella kundër Interit.

Cagliari arriti të fitojë në Sardegna Arena të premten në mbrëmje me rezultat 2-1 ndaj Interit në ndeshjen e javës së 26-të të Serie A.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luca Ceppitelli dhe Leonardo Pavoletti për vendasit, Lautaro Martinez për mysafirët, ndërsa Nicolc Barella humbi një penallti të vonshme.

Është pikërisht mesfushori i ri italian, Barella, i cili ishte në syrin e skuatëve në këtë ndeshje.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Arsenali kishte skautë në shkallët e stadiumit për ta shikuar nga afër talentin e madh italian.

Nicolo Barella (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Barella bërë një performancë të fortë për të ndihmuar ekipin e tij në këtë fitore, pavarësisht humbjes së penalltisë.

Megjithatë, klubi londinez nuk do ta ketë të lehtë transferimin e xhevahirit italian, pasi ka konkurrencë të madhe për shërbimet e tij.

Interi, Napoli dhe Chelsea të gjithë kishin luftuar për Barellan në afatin kalimtar të janarit, por u përplasën me një çmim të kërkuar prej 50 milionë eurosh.

Reprezentuesi italian mbushi 22 vjet muajin e kaluar, por tashmë ka 89 paraqitje në Serie A, me shtatë gola dhe tre asistime. /Telegrafi/