Please enter at least 3 characters.

Arsenali barazon në shtëpi me Southamptonin

2019/11/arsenal.jpg
288:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 23: James Ward-Prowse of Southampton celebrates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Arsenal FC and Southampton FC at Emirates Stadium on November 23, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka marrë një pikë në shtëpi ndaj Southamptonit në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier pasi  barazoi me rezultat 2-2.

Të parët ishin mysafirët ata që kaluan ne epërsi me anë të Danny Ings që realizoi në minutën e tetë.

Por, avantazhi i Southamptonit nuk zgjati shumë, pasi Alexander Lacazette (18’), i barazoi shifrat në 1-1, e që me kaq përfundoi edhe pjesa e parë.

Arsenal vs Southampton (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë kishte një ritëm edhe më të lartë, mirëpo ishin mysafirët ata që e rikthyen epërsinë.

Në minutën e 71-të gjyqtari Attwel akordoi penallti për Southamptonin të cilët dështoi ta shndërronte në gol James Ward-Proëse, por nga topi i kthyer e futi në rrjetë.

Arsenal vs Southampton (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Arsenali tentoi që të merrte së paku një pikë nga ky takim dhe e arriti këtë gjë në sekondat e fundit të ndeshjes me anë të Lacazettes (90'+6).

Pas javës së 13-të Arsenali ka rënë nga pozita e shtatë në të tetë me 17 pikë, ndërsa në xhiron e 14-të do të ketë punë me Norwichin. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_Arsenal/status/1198257635792838656

https://twitter.com/futurefights360/status/1198262400065122304