Please enter at least 3 characters.

Arsenal dhe Everton në garë për Brozovicin

2018/01/broza.jpg

Inter shpreson të shes Marcelo Brozovicin në Ligën Premier javën e ardhshme, me Evertonin dhe Arsenalin të interesuar më shumë se Sevilla.

Ylli i Kroacisë nuk është pjesë e planeve të trajnerit Luciano Spalletti dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të përshtatshëm për të sakrifikuar për të rregulluar bilancet.

Ata paguan vetëm 8 milionë euro për të marrë Brozoviç nga Dinamo Zagreb në janar 2015 dhe çmimi i tij është dyfishuar.

Sipas “Sportitalia”, Everton dhe Arsenal kanë kontaktuar sot me Interin për të paraqitur propozimet e tyre.

“FCInterNews.it” sugjeron se oferta e Evertonit është 16 milionë euro, por kjo është gjysma e klauzolës së lirimit në kontratën e tij dhe nuk do të jetë e mjaftueshme.

Sevilla dhe madje edhe Valencia kanë qenë të lidhur me të, por Liga Premier duket një destinacion më i mundshëm.

Deri më tani këtë sezon, Brozoviç ka kontribuar me tre gola dhe dy asiste në 15 paraqitje në Serie A për Interin. /Telegrafi/