Please enter at least 3 characters.

Arrin Ky Mani, premton zjarr në Industry

2016/01/f.0806013817958_m.png

Ishte paraparë që Ky Mani Marley të ateronte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në ora 23:00, por gjithçka u shty për më shumë se një orë për shkak të telasheve të krijuara nga autoritetet për pasaportat e ekipit xhamaikan.

Themi ekipi, pasi rreth 15 xhamaikanë, pjesë e ekipit të Ky Mani Marleyt, kanë ardhur bashkë me të. Në mesin e tyre janë instrumentistët, menaxherët e turneut dhe ekspertët e zërimit, të cilët do të përkujdesen që atmosfera të jetë në nivel.

Me të arritur në aeroport, Ky Mani Marley u shoqërua nga drejtori i NextLevel, Ardin Badivuku dhe agjenti Nexhat Morina drejt hotel Emerald, ku ai do të qëndrojë gjatë gjithë ditës së martë, kur edhe mbahet koncerti natën vonë.

Është paraparë edhe një konferencë për shtyp gjatë ditës së martë, por Telegrafi  tashmë ka informacionet më të rëndësishme rreth koncertit ashtu si fjalët e para të Ky Manit të transmetuara ekskluzivisht për Telegrafin.

Ky Mani ka premtuar se atmosfera do të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm. Ai ka konfirmuar se do të performojë dy orë dhe atë ‘live’ me bendin e tij në skenën madhështore të Industry club.

Instrumentet janë siguruar dhe ekspertët e zërimit do të përkujdesen që gjithçka të jetë në nivel, teksa kësaj i shtojmë edhe një premtim tjetër të Ky Manit.

Këngëtari xhamaikan ka konfirmuar po ashtu se do të këndojë edhe një set këngësh nga babai i tij, legjenda e muzikës reggae, Bob Marley, e që sigurisht se do të vë zjarrin mbi Industry Club.

Ky do të jetë koncerti i fundit i turneut evropian të Ky Mani Marleyt dhe ai do të niset pas përfundimit të tij drejt e në vendlindjen e tij, Xhamaika.

Ky Mani Marley, i biri i legjendës Bob Marley, është një prej artistëve më të suksesshëm në histori të muzikës reggae.

Ai njihet në tërë botën për këngët e tij “Ghetto Soldier”, “Your Love” dhe për shumë hite të tjera në gjashtë albumet që ai ka regjistruar në karrierën e tij.

Ky Mani Marley është i pranishëm në skenën botërore që nga viti 1996, as më pak e as më shumë se 17 vjet dhe performanca e tij në Prishtinë të martën do të jetë një përjetim i veçantë për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, e të cilët janë të shumtë në vendin tonë.

Më poshtë i gjeni të gjitha informacionet tjera të nevojshme, duke përfshirë dhe çmimin e biletave që do të dalin në shitje vetëm në ditën e koncertit.

Bileta – 15 Euro (nuk do të ketë bileta VIP)
Lokacioni për bileta – Dyert e Industry Club dhe lokacione tjera që do të konfirmohen së shpejti. Bileta do të ketë vetëm në ditën e koncertit, të martën (6 gusht). 
Rezervime Ultra VIP: 049 777 777

Koha: Dyert hapen në ora 21:00
Warm Up: Dj Blunt dhe Real 1 me dancehall dhe reggae set. Mr. Rez (Albanian Reggae Ambasador), Roots Raid dhe Zum Marley.

Konfirmo pjesëmarrjen Ky Mani Marley with live band at Industry (Tuesday, 22:00)/Telegrafi/