Please enter at least 3 characters.

Arrihet marrëveshja e shumë përfolur e divorcit mes Rob Kardashian dhe Blac Chyna

2017/09/chyn.jpg

Çifti i shumë përfolur Rob Kardashian dhe Blac Chyna më në fund thuhet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth divorcit të tyre.

Mësohet se avokatët kanë tashmë në dorë marrëveshjen e përbashkët, e cila pritet të zbatohet nga java e ardhshme.

Dyshja do të trajtojnë së bashku përgjegjësit prindërore, me çka aludohet se kujdestaria e fëmijëve brenda javës do të jetë e luhatshme mes dy prindërve.

Rob gjithashtu do t'i përgjigjet përgjegjësisë edhe për pensionin ushqimor. /Telegrafi/