Please enter at least 3 characters.

Arrestohet shkupjani, dyshohet se ka vjedhur pjesë të hekurudhës

Një 45-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje të rënda të pjesëve metalike nga linja hekurudhore, njëra në territorin e Aerodromit dhe tjetra në Draçevë.

Zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria Z.S. më 3 shtator, pas një denoncimi për vjedhjet e kryera në infrastrukturën hekurudhore.

“Më 03.09.2026, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.S. (45) nga Shkupi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak për kryerjen e dy vjedhjeve të rënda të pjesëve nga linja hekurudhore, njëra në territorin e SP Aerodrom dhe tjetra në territorin e SP Draçevë. Pas marrjes së denoncimit, janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe Z.S. është ndaluar në SP Aerodrom, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ‘Hekurudhat e RMV-së’”, thonë nga MPB.

Rasti po dokumentohet nga policia dhe pas përfundimit të plotë të hetimit, ndaj 45-vjeçarit pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.