Please enter at least 3 characters.

Arrestohet prishtinasi, kanosi policët të cilët po ja largonin veturën që e kishte parkuar në mënyrë të kundërligjshme

2016/01/arrestime-dhe-bastisje-p-euml-r-rastin-e-ashtuquajtur-ldquo-kazino-rdquo_hd.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zagrebi” në kryeqytet, derisa zyrtarët policor ishin duke larguar veturat që ishin parkuar në mënyrë të kundërligjshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe penguar zyrtarët policor derisa ishin duke ndërmarrë masat për largimin e veturave që ishin të parkuara në mënyrë të kundërligjshme, ku në mesin e tyre ishte edhe vetura e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/