Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një zyrtar në Mitrovicë, regjistroi një turk në mënyrë të kundërligjshme

2018/02/arrestim-1200x630.jpg

Njësia policore ka arrestuar një zyrtar në komunën e Mitrovicës, i cili në mënyrë të kundërligjshme kishte regjistruar në regjistrin e gjendjes civile një shtetas turk.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:32, në Mitrovicë.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/