Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një shtetas i Turqisë, tentoi të udhëtoj me dokumente të falsifikuara

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Turqisë, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të udhëtoj përmes Aeroportit të Prishtinës me dokument udhëtimi të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur të martën.

“Aeroporti Adem Jashari, 23.06.2026 – 09:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që ka tentuar të udhëtoj përmes Aeroportit të Prishtinës me dokument udhëtimi të falsifikuar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/