Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Ferizaj, kanosi bashkëshorten e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se kanosi bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur më 18 shkurt, në ora 22:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Shqipërisë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/