Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një shtetas i Kosovës, dyshohet se bënte skica në kazermën "Ilinden"

2017/11/Kazerma-Ilinden.jpg

Shtetasi i Kosovës me inicialet H. R. është arrestuar i dyshuar për “hyrjen e paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje të skicave ose vizatime të objekteve ushtarake dhe veprimeve luftarake”.

58-vjeçari është kapur në qarkun e kazermës “Ilinden” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia ka njoftuar se pas ndriçimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do t’i ngrihet parashtresë përkatëse dhe do të ndërmerren veprime të mëtutjeshme./Telegrafi/