Arrestohet një person në Viti – ushtroi dhunë ndaj nënës
10/12/2023
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti.
Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar verbalisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar.
“Ankuesja ka deklaruar se ajo dhe bashkëshorti i saj, në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari”, njofton policia.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


