Arrestohet një person në Prishtinë, ngacmoi seksualisht dy gra
Foto: Ilustrim
08/09/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy gra.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka ngacmuar dy femra kosovare”, thuhet në raport.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/


