Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Podujevë, ngacmonte një vajzë

2019/06/arrestim-1.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ngacmonte një femër në forma të ndryshme.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, më 01.09.2021, rreth orës 19:00.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, është duke u ngacmuar në forma të ndryshme”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/