Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Malishevë, plagosi një person në këmbë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor.

Rasti ka ndodhur në Kijevë të Malishevës, të mërkurën në ora 15:39.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, duke e qëlluar në këmbë”, thuhet në raport.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma pistoletë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/