Arrestohet një person në Ferizaj, nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar shqetësime në rrugë
Policia në Ferizaj ka arrestuar një person, i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar shqetësime në rrugën “Shaqir Hasani”, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë, thikë.
Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti ka ndodhur më 04.06.2026, kur stacioni policor ka pranuar informatë për një person që po shqetësonte qytetarët në rrugë.
“Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë), ndërsa është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor nga njësitet reaguese”, thuhet në komunikatë.
Policia bën të ditur se pas testimit me alkooltest, i dyshuari ka rezultuar me 0.79 promila alkool në gjak.
“Pas testimit me alkooltest, ka rezultuar se ishte në ndikim të alkoolit 0.79 promila”, thuhet më tej.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/


